giovedì 30 aprile 2009

Realiteti ku jetojme nuk eshte i Vertete..!

Siper kokave tona po leviz nje mekanizem i panjohur i cili ka per qellim nje plan konkret.
Plani konsiston ne ngushtimin e hapesirave te lirise te sejcilit prej nesh per te vene ne funksjonim krijimin e nje grupi konsumatoresh dhe te semuresh..
Nje grup i vogel njerzish brenda dhe jashte vendit tone kane kontrollin e pushtetit dhe kontrollin total te masave te popullit nepermjet mjeteve te medias dhe na perdorin si kukulla sipas lojes se tyre.
Çdo dite na heqin nga pak.. HAPESIRE JETESORE, nepremjet ligjeve qe shterngojne lirine personale dhe vetevendosjen e popullit sipas komunave qarqeve, krahinave etj.Te bombarduar nga lajme katastrofike brenda dhe jashte jemi duke u pregatitur per me te keqen pa patur mundesi te kundershtojme asgje realishte dhe konkretishte ashtu si bretkoca e zjere ( neqoftese provoni te fusni ne nje uje te vluar nje bretkoce ajo do te hidhet perpjete qe ti shpetoje rrezikut. Por neqoftese ju e fusni ate ne uje te ftohte dhe me pas e ngrohni ujin derisa te vloje gradualishte.., bretkoca nuk do ta vere re ngritjen e temperatures dhe do te perfundoje qe te zjeje e gialle ne ujin e perveluar).
Duke na vene dhe ne “delet” njeri kunder tjetrit jemi bere te pakuptueshem, te pa bese dhe individualiste. Kjo sjellje na provokon nje tensjon konstant dhe te vazhdueshem, na heq hapesirat jetesore, na heq qetesine, na heq Lirine.
Dhe kjo strategji ben pjese ne planet e tyre.


Ky blog kerkon te jete nje vend takimi dhe veprimi per inteligjencat dhe shpirterat e lire!

Nga kerkimet qe kemi bere duke filluar nga viti 1990 deri me sot 2009 rrezulton se ne Shqiperi kane hyre me miliarda dollare dhe euro ( vlera e valutes se konvertuar perpara 2001). Po ashtu, ne Shqiperi jane shperdoruar, vjedhur dhe larguar me miliarda dollare dhe euro. Shkaterrimi i ekonomise se vendit dhe i çdepersonalizimit te metejshem te popullsise jane nje plan i studjuar ne detaje nga forcat e erreta me ne krye politikanet shqipetare qe rrotullohen me komande. Vendi eshte i shitur si toke, uje dhe ajer. Fabrikat ekzistuese u shkaterruan duke humbur nje pjese te konsiderueshme te pasurise kombetare, e drejta e prones u shkel dhe vazhdon te shkelet qellimishte, burimet naftembajtese, konçesionet energjitike jane shitur me 100% mungese trasparence. Por te gjitha keto dhe shume te tjera popullate e “re” shqipetare nje pjese i ka harruar dhe nje pjese nuk mund ti kujtoje ne saje te moshes qe ka... ose manipulimit qe i behet per te vrapuar te haje nje çape buke.
¾ e popullsise jane shperngulur nga tokat e tyre dhe kane “rene poshte” ne qytet. Kjo hemoragji ne emer te levizjes se lire per emigrim ka sjelle shkeljen e se drejtes se pronave ne qytet dhe perreth, manipulimin e votave, perkeqesimin e jetes urbane, shtimin e papunesise dhe ajo qe do te shpertheje pas pak ( ka filluar..) eshte zaptimi i tokave te "lira", pasurive te natyres se atyre familjeve fshatare apo malesore qe kane abandonuar zonat e tyre (per nevoje) dhe qe s’kane me asnje tapi dhe dokument hipotekor nga ana e uzurpatorit SHTET.
Shteti shqipetar eshte i shitur, ka qene gjithnje i shitur. Ne emer te pakteve internacjonale, flamureve te multinacjonaleve po gllaberon dhe copeton te gjithe pasurine e kombit shqipetar. Me nje fjale pasurine tende dhe timen, pasurine TONE!
Tregu shqiptar eshte i mbushur me produkte ushqimore dhe industriale te helmuara qe vijne nga jashte te skaduara apo jashte normave te cilesise dhe te higjenes, pa perjashtim nga çdo shtet. Medikamente nga India, lodra nga Kina, miell radioaktiv nga Rusia, hekur radioaktiv nga Estonia-Rusia-Bullgaria, ushqime dhe farera te modifikuara gjenetikisht te pa identifikuara akoma nga ndergjegjja e konsumatorit shqipetar.
Por mos u habisni, ky eshte vetem fillimi.
Brenda shpirtit te shqipetarit zemerimi dhe urrejtja kane zene vend, por bashke me te dhe FRIKA.
...............................................................................


Njerzit ngrehin dhe ulin krahet me deshperim nderkohe qe rruget gumezhijne nga muzika me ze te larte neper lokale, benca e fuoristradat dhe njerzit qe si vargu i thyer i milingonave verviten tere diten neper rruge per te ngrene nje çape buke ( te huaj ).

Por ne mund te bejme diçka qe eshte me e madhe se e keqja qe na ka zene, mbrojtja e se drejtes per te jetuar!

Shume veta dine sekretet e pushtetarevet. Vjedhin, vrasin, drogohen, perdhunojne, “gjobisin”, ndertojne vila dhe ferma brenda dhe jashte Shqiperise, shesin pambarim dhe rishesin konçesione, leje ndertimi apo shfrytezimi, arme, droge, njerez, kafshe... Dhe kalojne neper rruget e Tiranes me bencat e zinj te blinduar me lekuren e bardhe te paprekshem ashtu si vete Enveri.
Shqiptaret kane frike se mos vdesin per buke prandaj e mbushin barkun shume- thote nje antropologe angleze. Mbase ka te drejte por frika e shqiptarit shkon akoma pertej.. drejte egersise.
Egersia dhe hakmarrja mbushin faqet e kronikes se zeze çdo dite. Armet me te preferuara jane sepata, kallashi, tritoli. Krimet e renda jane per motive te ulta ( gardhi ke pronat, xhelozi, tradheti, hakmarrje) asnjehere per motive politike apo patriotike. E pra sot me shume se kurre populli eshte i armatosur dhe ne territor jane mbi 100 mije ton municione, miliona shqipetare kane celulare, viza, kompjuter internet, me 1700 eu mund te blihet nje pushke snajper ( suedeze) qe asgjeson deri ne tre km. Gjithshka eshte ketu, tani. Problemi dhe solucioni..?!
Ne asnje menyre !
Populli ka lindur berbindeshat dhe i ka ushqyer nga thellesite me te erreta te ndergjegjjes se tij historike. Po tu presesh kokat perbindeshave shqipetare ata lindin koka te reja dhe keshtu pa mbarim brezash. Perbindeshi duhet shkulur nga rrenjet. Renjet jane shume te thella por po ti zbulosh ato behen shume te dobeta.

Ne jemi per nje zgjidhje “PAQESORE” vertikale dhe horizontale, kunder gjenocidit.
Imagjinoni nje grup njerzish te frikesuar te zhytur ne nje erresire te thelle buze humneres. Ç’do perpjekje individuale per te ikur nga grupi perfundon ne humnere..., ç’do perpjekje per te qendruar bashke me grupin rrezikon te bjere ne humnere.


Kush eshte aresyeja e kesaj tragjedie?!
Neqoftese secili nga ne fillon e ndriçohet atehere te gjithe se bashku do te shohim me mire se kush eshte shtegu i shpetimit. Nje shteg i ngushte i veshtire dhe me shume sakrifica per nje pakice...

Tirana qytet-shteti i Shqiperise ka sot mbi nje miljon banore. Gjendja shendetesore e popullsise eshte ne perkeqesim ne progresion gjeometrik. Uji i infektuar qe vjen ne rubinetat e shtepive detyron banoret te blejne shishet me ujrat e infektuara me antibiotike te Trustit te Ujit. Ajri neper rruget e qytet-shtetit , brenda shtepive , shkollave zyrave e dyqaneve eshte i ndotur 150 here mbi normat me pasoja vdekje prurese. Ushqimet e pakontrolluara qe shiten ne trotuare apo supermerkata jane nje faktor tjeter i burimit te semundjeve. Per te mos folur per gjendjen katastrofike te sistemit shendetesor ku secili e di mire se çe pret po hyri.
U zgjatem pak si shume dhe si kemi thene te gjitha... rrealiteti ku po jetojme nuk eshte i vertete! Genjeshtra dhe hipokrizia na rrethojne çdo dite ne te gjitha format sa nuk kemi me asnje pike referimi per tu orjentuar nga realiteti absurd.
Popullsia e Tiranes dhe ajo e qyteteve te tjera po rrezikojne seriozishte dhe realishte qe te zhduken nga nje mori e pafund problemesh qe jane identifikuar si plan i qellimshem i forcave te erreta politike brenda dhe jashte vendit. Nje komb i semure sundohet me lehte&.
Politikanet tane nuk kane asnje nevoje per konsulence apo sugjerim nga specialisti shqiptar. Ata e dine mire ate qe po bejne dhe ate çka s’duan ta bejne. Asgje nuk i eshte lene rastesise.

Po ne e dime ate qe duhet ta bejme ?!

I dashur lexues, te falenderojme per durimin qe pate per te ardhur deri ketu. Mos harro sa je akoma i “gjalle” ke mundesi per luftuar per nje jete me te mire dhe te denje. Dhe nese dikush do ngele pa e rrealizuar qellimin e shenjte, me siguri qe perpjekje e tije do te jete me e vyer se sa terheqja zvarre çdo dite e atyre qe mendojne se po jetojne pasi thjesht po marrin akoma fryme nga ajri qe ka mbetur...



PROGRAMI SHQIPETAR I SHQIPETAREVET NE SHQIPERI

PROSHQIP III
– 2009 –

… nje populli te vogel por shume te vjeter ne ballkan do ti “kopjohen” shenjat e mendjes ne majet te gishterinjve per ta pushtuar brenda vetes se tije, nga njeri vend ne tjetrin… M.M.
( pashaportat biometrike ne Shqiperi )

Patriaket
faza alfa

HYRJE

Duke u nisur nga analiza e historise se kombit shqipetar nga viti 0 rrezulton se gjate ketyre 2009 viteve kombi shqiptar ka pesuar humbje te konsiderueshme ne shpernguljen e popullsise autoktone, sulme barbare dhe te perandorive perreth, copetimin e kufijve territoriale te tije nga Fuqite e Medha, pushtimin “fizik” ne luften e I dhe te II-te boterore, me se 50 vjet diktature ne trup, mendje dhe ne shpirt, dhe rreth 19 vjet persekutim dhe shkaterrim te atyre vlerave mbetur gjate ketij kalvari te gjate…
Shqipetaret ne Shqiperi jane i vetmi komb ne bote i rrethuar nga pjese te “shkeputura” te kombit te tij: shqipetaret e Malit te Zi, Kosoves, Maqedonise dhe te Çamerise ( Greqi). Ne keto 19 vjet rreth 50% te popullsise se afte per pune ( dhe vota..) eshte shperngulur ne emigracion.
Pra, pjese e kombit shqipetar jane dhe ajo pjese e vyer e emigracionit te hershem dhe atij te ri qe sot punon,studjon dhe jep kontributin e saj anë e mbanë planetit. ( miljona shqipetarë që xhirojne në ekonomitë e ketyre vëndeve miliarda dollarë dhe euro ç’do vit ).
Përpara se të shtrojmë platformën e Programit dy fjalë lidhur me nyjen Gordiane shqipetare të pazgjidhur akoma..
Pa u identifikuar se kush është Problemi shqipëtar nuk mund të kete zgjidhje ( të situates).
Identifikimi i çështjes shqipetare ka qenë objekt studimi i personaliteteve të shquar shqipëtarë si Fishta, Koliqi, Noli, Pashko Vasa, etj, një varg i gjatë i këtyre heronjeve dhe patrioteve që sot historia e politikes anti-shqipetare të Tiranës i ka fshire nga defteri, nga librat e shkollave, studimet e akademikeve të post-komunizmit apo kalendarët e demokracise së majtë e së djathtë. Gjtihshka sipas një skenari famekeq.
Në Tirane kemi Institutin e Gjuhesise dhe te Letersise Shqipe ?!
Pak rendesi ka nese dikush e dinë se çfare misioni ka patur dhe ka akoma sot ky institucion.
Nepermjet internetit rinia shqiptare po sinjalizon dhe po kerkon te identifikoje origjinen e gjuhes sone, kultures sonë.
Pa identifikimin e origjines si komb, si kulture, si histori e si gjuhe ne nuk dime se Kush Jemi.
Dhe po nuk ditem se cilet jemi… nuk mund te kuptojme problemin dhe nuk munde te gjejme as zgjidhjen e tije.
Popullsia e shqipetarevet ne Shqiperi sot eshte nje popullsi ku rreth 80% jane moshe e re. Shqipetaret shtohen shume dhe vdesin pa arritur pleqerine.
(konsulto
http://www.instat.gov.al/graphics/doc/tabelat/Treguesit%20Sociale/Popullsia/POP%202008/pop4.xls )

Rinia shqipetare si forca kryesore jetike e kombit ne rast se ndesh rastesisht ne lagjen famekeqe te “bllokut” ne Tirane me Nexhmije Hoxhen, Ramiz Aline apo t’bijte e Enverit ( dhe ketu lista eshte e gjate dhe e pafund me ish hetues, prokurore dhe kriminele te vijes se pare te frontit te kuq) nuk i identifikon dot ne memorjen e saje. Shume e thjeshte, ata nuk kane memorie pasi asgje nuk eshte fshire pasi asnjehere nuk eshte shkruar ne te..
Po ashtu e ka te veshtire te dalloje ish-skafistet, drogmenet, segmentet e firmave piramidale, ish-kapuçat e 97-tes apo farefisin e deputeteve, ministrave e kryeministrave qe qarkullojne parate e tyre te gjakosura, veshur me kostume elegante, floke te qethura shkurt dhe syze dielli te modes se fundit, nuk i njeh.
Çmemorizmi i 80% te popullsise shqipetare te re ne moshe perkon me se miri me çidentifikimin e personalitetit te kombit tone si individ apo si popullate.
Ne listat e zeza te shqipetareve shtojme dhe listat e ketyre 19 viteve ku bejne pjse kriminele ordinere, kriminele ekonomike, kulturore dhe politike.
Afro 3% e popullates mban peng 97% te saje.
Pjesa me e madhe e krimineleve shqipetare te rinje dhe te vjeter jetojne brenda kufijve te vendit. Por nje pjese e mire e tyre rreth 90%, kane pashaporta te huaja, pashaporta diplomatike apo viza afat gjata dhe shume jane me nenshtetesi te huaj. Mjafton tu hedhesh nje sy listave te fluturimit nga aeroporti i Rinasit… apo pikave kufitare.
Çfare duam te themi me kete?
Ata e dine mire se çfare kane bere dhe se çpo bejne akoma ne kurrizin tone tashme lene ne meshire te fatit. Ata jane te organizuar mes tyre dhe rrjetit internacional te krimit dhe agjenturave te huaja. Per kete aresye bejne nje jete te dyfishte. Shume prej tyre i kane vendosur familjet me banim jashte. Pa diskutim femijet e tyre studjojne ne kolegjet me prestigjioze dhe te kushtueshme, te programuar qe te jetojne andej..
Shqiperia eshte akoma nje vend ku mund te vjelesh perfitime te medha sidomos kur je ne politike, keshtu dhe ata nuk largohen kollaj ( me ndonje perjashtim ..). Por mos te harrojme se Shqiperia eshte dhe nje vend strehimi dhe reabilitimi per shume krime ne proces nga drejtesia e brishte shqipetare. Per dosje qe mbyllen, fshihen apo zhduken. Sherbimet sekrete te huaja kane lista te gjata e te pafund te korrupsionit shqiptar te cilat i perdorin si shantazh per te patur favore ne konçensione ekonomike.
Siç e shihni po themi shume dhe njekohesishte asgje konkrete, apo jo ?!
Qellimi yne ne kete faze “Alfa” nuk eshte te tregojme rrugen por te tregojme se kemi hu-mbur rrugen dhe nuk jemi ne rruge te mbare apo te drejte. Rruga Jone eshte shuma e rruges se sejcilit prej nesh, eshte krijimi i ndergjegjshem i “mases kritike” te kombit. Pra, kur “masa kritike” e popullates te jete zgjuar nga makthi dhe enderrat, kur forca dominuese e popullsise qe eshte rinia nga mosha 18 vjeç deri ne moshen 25 vjeç te shpertheje ne REBELIM per nje jete me te mire per nje JETE TE DENJE!…athere do te fillojne te zgjohen dhe shtresat e tjera te popullsise qe sot po vegjetojne nen dhunen e frikes se mos nuk mbushin barkun me buke.
Por si do te krijohet kjo mase kritike neqoftese rinia drogohet, alkolizohet, hutohet, varferohet, poshterohet dhe genjehet nga demagogjite politike qe vetem premtojne … premtojne dhe premtojne per nje te ardhme me te mire dhe asnjehere per te TASHMEN. Kur hapen shkolla private dhe universitete pafund ne nje treg irreal.
Por politikanet tane te tashmen e kane hequr nga listat pasi ata duan vazhdimisht te genjejne deri ne fund, mundesihte dhe perjetesishte pasi nuk ngopen nga lakmia qe kane per pushtet dhe krime.

Sipas raportit të Organizatës Botërore të Shëndetit gjatë vitit 2008 në Shqipëri u regjistruan 331 vetëvrasje, një rritje prej 28% krahasuar me vitin 2007, 150 raste të tjetë fatmirësisht mbetën në tentativë. Ekspertët këmbëngulin se ekziston një subkulturë e vetëvrasjes, e përbërë nga një grup shoqëror shpesh i varfër dhe akoma më shpesh i depresuar i cili gjen si zgjidhje të problemeve dhënien fund të jetës.
E thënë më shkoqur, vetëvrasja nuk është një xhest por një gjuhë. Është një mënyrë për të komunikuar zgjidhjen e mundshme të vështirësive të jetës.
Sigurisht që shumëkush prej nesh në gjendje të mirë mendore nuk arrin t’i lexojë këto mesazhe në aktet e dhënies fund të jetës, dhe pikërisht këtu qëndron problemi. Kjo e vetëvrasjes është një gjuhë të cilën shumica prej nesh nuk e kuptojmë, madje as ata gazetarë që raportojnë kronikën e zezë nuk janë të ndërgjegjshëm për mesazhet që përcjellin kur shkruajnë lajmin.
Shqipëria është e mbushur me njerëz që jetojnë në kushte tepër të vështira ekonomike për të cilët përditshmëria është kthyer në një betejë të egër për ekzistencë. Prindër që nuk ushqejnë dot si duhet fëmijët, e fëmijë që stigmatizohen nga shokët e mandej varin veten për shkak se kanë vetëm një palë pantallona. Vendi është plotë me të sëmurë mendorë dhe depresivë të cilët nuk përfitojnë shërbimin e nevojshëm mjeksor. Janë po aq të shumtë pensionistët e vetmuar për shkak të emigracionit të fëmijëve, të cilët vuajnë shpirtërisht mungesën e të dashurve të tyre në vitet e fundit të jetës. Ka disa grupe njerëzish pra, të cilët i shtyjnë ditët me dhimbje dhe vështirësi që shumica shoqërisë e ka të vështirë t’i kuptojë e jo më t’i ndjejë.
Këto grupe, apo subkultura janë ata të cilët janë më delikatë ndaj streseve të përditshme dhe njëherësh më të ndjeshëm ndaj mesazheve leje-dhënës që media përcjell me kronikën e zezë. Janë ky grup që tek vetëvrasjet e shumta që publikohen nuk shohin thjesht lajmin por reklamimin e mënyrës për t’i dhënë fund halleve. Në këtë mënyrë, prirja e mediave tona për t’i dhënë një rol qëndror lajmeve të vetëvrasjeve dhe kronikës së zezë në përgjithësi bëhet katalizator i vetëvrasjeve të tjera, duke e kthyer këtë në një modë të frikshme. Përshkrimi i hollësive të vetëvrasjeve i kthen faqet e gazetave në një manual de-facto të mënyrës për t’i dhënë fund jetës.
Por vetevrasjes se drejteperdrejte te shqiptarit i shtohet dhe vdekja e ngadalte e tije jo natyrale por me ritme gjithnje e me te shpejta qe po vjen nga helmimi i natyres, qyteteve, rrugeve, ajrit, ujit dhe ushqimeve. Me mijra tonelata mbeturina radioaktive kane hyre ne territor qe nga koha e Enverit deri ne kete te vampireve te rinj te pseudo-demokracise. Mjafton te bejme nje bilanc te lajmeve qe vijne nga burime te ndryshme te medias dhe ato zyrtare vendase dhe te huaja ne portalin e mjedisit sot:
http://www.mjedisisot.info/ per te kuptuar se kemi mberritur ne stacionin e parafundit drejt atij te MOSKTHIMIT!

Analfabetizimi i shtresave te gjera te popullsise qe nuk arrijne te interpretojne lajmet e mediave te manipuluara, te kuptojne grafiqet e statistikave, te ndjejne qe jane pjese e realitetit te hidhur shqipetar pasi Ne jemi te gjithe Ketu dhe Tani ben qe ne te mos e dime akoma qe nuk dime se kush po na e ben kete dhe perse. Kjo vjen nga mbyllja qe po pesojme, egoizmi dhe frika.

Populli shqiptar eshte i denuar te marre plage te reja dhe me te renda nese nuk arrin te zgjohet nga letargu i vjeter dhe primitivizmi i te menduarit per jeten. Kjo eshte aresyeja qe shume shqiptare brenda dhe jashte kufijve apo dhe te huaj shprehen se do te duhen breza qe vendi te “vije ne terezi”.
Eshte thjeshte çeshtje kohe. Nese duam te jetojme me mire duhet te zgjohemi. Natyrisht nuk zgjohen dot te gjithe por vetem ajo: MASA KRITIKE.
Brezat qe fillojne nga 30 – 40 – 50 dhe 60 vjeç jane breza te shuar si kandil pa vaj. Ata nuk ben asgje kur ishin mase kritike, le te thone ç’te duan. Dikush ndertoji hekurudha dhe hidroçentrale nen dhunen e diktatures, te tjeret iken ne emigracion apo u strehuan nen shpresen qe po vjen demokracia dhe te presim derisa te futemi ne europe. Justifike ka pa fund aq sa individe jemi, por ky eshte fakti.

A e keni menduar se sa miljone euro hidhen nga partite e medha ne fushata votimesh. Keto jane parate tona ne xhepat e Atyre.
Bukur, popullit le ti behet vetem nje pyetje: a jeni me mires sot se perpara 4 vjetesh?!
Neqoftese po vazhdoni dhe votoni kete qeveri nese jo atehere nderrojeni ate.
Duket sikur keshtu demokracia eshte ne rregull. Njehere kendej e njehere andej. Here kuq e here blu, here blu here kuq. A nuk eshte keshtu dhe bota perendimore ne nje fare soji?
Po kur futemi ne shtepite tona dhe shohim se s’kemi uje, s’kemi drita, s’kemi ate qe shte normale te kete çdo familje ... TE JEMI TE PASUR TE NDERSHEM DHE HUMANE goditja eshte e forte therese dhe pa zhurme.

Ne Shqiperi ka vetem:
Te pasur dhe te varfer
Te ndershem dhe maskarenje/kriminele
Te shendetshem dhe te semure
Te rinj dhe jo te rinj
Te gjalle dhe jo te gjalle
Ka vetem dy ngjyra:
BARDHE & ZI.
Nuk ka guxim
Por ka Frike
S’ka shprese
Por ka droge
S’ka demokraci
Por ka politike
S’ka drita, s’ka uje, s’ka ajer,
S’ka jete
Ne Shqiperi nuk ka REBELIM
... por s’ka as rrebele...
nuk ka me dhimbje
pasi s’ka reagim,
por ka mpirje..
mbase ne pergjim...


APOTEOZE
faza gamma

Shqiptaret po lexojne dhe po flasin nje gjuhe qe s’e marrin vesh. Gazetat dhe mediat e manipuluara nga forcat e erreta ne menyre konstante percjellin mesazhe pothuajse te padeshifrueshme. Largimi i vemendjes nga rreziku qe kercenon vatrat tona, uria, mjerimi, kriza nepermjet debatit te ashper skicofrenik dhe psikopatik i liderve tane eshte si rasti i dy qenve te terbuar rrugesh qe zihen kush ta rrembeje kocken dhe ne jemi ne rolin e spektatorit viktime qe ben sehir fatkeqsine e tije. Lideret tane ( natyrishte te votuar por jo te zgjedhur nga ne..) kercenojne njeri tjetrin se do te hapin dosjet dhe do te tregojne te verteten perpara popullit perpara drejtesise.Perralla. Ne keto 19 vite torture, poppulli nuk ka pare as edhe nje politikan te perfundoje ne burg. Nuk po zgjatemi ne kete pike.

Diagnoza
Po jetojme ne gjendjen e jo-memories.

Truri jone punon 100% por ne nuk perdorim as dhe 3-4% te tije, dikush arrin deri me 10%. Fjalori yne i perditshem tashme i volgarizuar nga shprehjet e huaja eshte reduktuar ne 200 deri me 300 fjale, ne periferi shume here me pak, ne malesi akoma dhe me pak derisa perfundon ne heshtje..
Lexojme gazeta, artikuj pa fund, lajme.. lajme... lajme, bisedojme dhe ne fund te dites apo ne mengjes memoria jone nuk arrin ti lidhe pjeset e shkeputura. Ne ekranet e tv private dhe shteterore dalin here pas here analiste qe na duket sikur po zevendesojne rrolin e opozites dhe s’marrim vesh se ç’po ndodh ne te vertete pasi nuk lidhim dot “pjeset” e shkeputura.
Trupi i njeriut eshte nje bashkesi i rreth 50 trilion qelizash. Ç’do gje qe ben trupi jone ben dhe qeliza. Qelizat marrin fryme, ushqehen, komunikojne, mendojne, reagojne me qelizat e tjera. Triliona qeliza fromojne trupin e njeriut dhe miliarda njerez bejne pjese ne organizmin e madh qe quajme TOKA.
Toka ka shume ngjashmeri me ndertimin fiziologjik te trupit tone sa ne as qe mund ta mendojme. Toka gjeneron nje fushe elektromagnetike, tamam si trupi i njeriut., frekuencen Schuman e cila rregullon formimin e ogranizmave te gjalla.
Por zbulimi me i madh eshte se Toka ka nje forme inteligjence e cila rregullon te tera organizmat e saja. Veshtiresia jone qendron ne faktin e kufizimit te gjuhes qe perdorim per te shprehur dhe kuptuar dhe ne arrogancen e cila nuk na lejon te shohim si forma te tjera inteligjence perveç ekzistences sone si rrace njerezore.
Kur degjojme shprehjen “Organizem i ndergjegjshem”, tentojme ta kufizojme kuptimin ne konceptimin e rraces njerezore, pra si cilesi e njeriut. Ne bejme nje gabim fatal kur humbim “nga syte” se ç’eshte ne te vertete nje organizem i ndergjegjshem. Perkufizimi i Organizmit eshte çfaredo gjallese e cila eshte ne gjendje ti pergjigjet stimujve, riprodhimit, rritjes dhe zhvillimit, ruajtjes se ekuilibrit te brendshem kur ndryshojne faktoret e jashtem. Universi ben nje gje te tille. Toka ben nje gje te tille, bimet dhe kafshet bejne nje gje te tille. Dhe ne, njerzit gjithashtu.
Ndergjegjja apo inteligjenca e Universit jane pergjegjese te formave dhe te qellimeve qe materia merr. Frekuencat e rezonances se Tokes jane rrezultat i formes se saje. Keto frekuenca jane rezultat i ritmeve biologjike. Frekuencat jane rrezultati i variacionit te tokes se bimesise dhe te botes shtazore. Frekuencat jane dhe valet ku popuj dhe rraca te ndryshme ne vende te ndryshme te botes kane karakteristika te ndryshme por dhe te perbashketa.
Atehere pse e kemi humbur memorien ?
Pse shqiptaret e mire qe jane 97% e popullsise nuk bashkohen?
Pse popullsia shqiptare ne cikle historike emigron “me force” pertej tokes se saj?

A ka lidhje toka ku ne jetojme me kullotat, me bagetine, me njerzit, me ujin dhe ajrin... ?
...........................................................................................................................................................

Natyrishte pergjigja eshte individuale por dhe kolektive. Do te ishte kollaj t’ja vinim fajin frekuences/ave qe ka trualli shqipetar, por eshte fakt per kedo qe e ka pare token tone nga lartesia e fluturimit me avjon, qe bimesia dhe gjelberimi ndryshon sapo kalon kufijte “artificiale” te Shqiperise.
Mos konsiderimi si nje organizem i gjalle i tokes, flores dhe faunes se bashku me NE sjell semundje, shkeputje nga jeta. Sot me shume se kurre popullata shqipetare po semuret ne mase nga semundje “te reja”, por njekohesishte po ashtu po semuret dhe sistemi yne ujor, ajri, toka, bimesia kafshet dhe shpezet po semuren dhe po zhduken. Efekti domino apo zinxhir i ketij organizmi te madh qe po semuret perdite e me shume ben qe njerzit te jetojne me instikte primitive te mbijeteses si frika, egoizmi, egersia apo gjuetia e me te dobteve nga me te fortet.
Ballkani eshte nje toke me vibracione te forta frekuencash elektromagnetike ku popullatat nuk gjejne dot nje gjendje ekuilibri ne rast se nuk arrijne ta “dominojne” kete frekuence. Dy shkenctare amerikane kane vite qe studjojne zona te ndryshme te globit dhe jane ndalur ne veçanti ne zonen e ballkanit ku dhe konfliktet kane qene te ashpra. Gjate ketyre viteve nje tjeter eksperiment famekeq i eshte shtuar fatkeqesise se popullates shqipetare ne veçanti dhe asaj rreth saj. Vendi dhe njerzit pas 90-tes po perdoren si kavje eksperimentesh masive per te provuar armet e reja jo konvencionale te forcave te erreta. Mesazhi qe po perpiqemi t’ju japim mund ta kaloje kufirin e preceptimit dhe te dijeve tuaja. Shpesh here realiteti ku jetojme behet irreal per vete faktin se të ndikuar nga frika nuk duam ta pranojme apo të shohim se si është ne të vërtetë ky realitet. Per me teper ju ftojme ti hidhni nje sy ketij burimi ne internet:
http://italia.etleboro.com/?read=7135 dhe ketij tjetri per te kuptuar skemen politike ne ballkan: http://italia.etleboro.com/?read=19871 ne gjuhen italiane dhe ne gjuhen angleze ne: http://english.etleboro.com/

Por le ti kthehemi atij burimi te fuqishem dhe vital qe kemi brenda vetes sone: INTUITA.
Kudo qe jemi dhe sido qe jemi persa i perket arsimit, kultures apo eksperiencave te jetes te gjithe ndjejme se ka diçka qe nuk shkon. Diçka e madhe qe fillon e mbaron ane e mbane botes. Diçka e madhe po ndodh, siper kokave tona dhe thelle brenda nesh , brenda tokes... Dhe ne jemi te perfshire, perndryshe si mund te shpjegohet qe politikanet shqipetare po dominojne popullin si nje rrace vampiresh apo rreptilesh pa qene te lidhur me rreptilet e tjere..?!
Si munde ta linin superfuqite e asaj kohe Enver Hoxhen te ishte jashte listave te tyre?!
Si mund ti lene ata sot jashte listave rreptilet e tyre te vegjel ne Shqiperi, te cilet “vaksinohen” çdo vit ne “klinikat e huaja” dhe rifirmosin kontratat e bashkepunimit ?!
Po rreptilet i pjell dhe i ushqen populli. Ne mendjen dhe ne zemren e ç’do shqiptari e keqja ka zene vend dhe s’ka me meshire per jeten. Kur nje njeri nuk don jeten, kur nje popull nuk don mirqenien e tije, eshte i destinuar drejt fatalitetit, drejt gremines.


3Gremina-T
sotdjeneser

Shkaterrimi sistematik i ekonomise shqipetare, dhenia e konçensioneve strategjike, helmatisja e flores dhe faunes, dhenia e bazave ushtarake sekrete dhe publike shteteve te huaja pa demostruar efikasitetin e tyre ne favor te popullsise, kombit shqipetar per te sotmen dhe per te ardhmen, mos identifikimi i listave te zeza te krimit politik-ekonomik, eshte problemi i sotem shqipetar.

Mos shkrimi i historise se vertete te kombit, mos identifikimi i kultures dhe gjuhes se tije si pjese perberese dhe e domosdoshme e identitetit tone , eshte problemi i yne i shkuar.

Izolimi nga komunikimi masiv dhe cilesor me pjesen e inteligjences se perparuar boterore, shqipetare dhe te huaj. Izolimi nga te rejat e shkences por dhe te kultures dhe te levizjeve sociale progresiste qe po shperthejne ane e mbane botes. Bllokimi i “nyjeve informatike” qe vijne nga entet e unionit euripian por dhe atij boteror lidhur me zhvillimin e metejshem te krizes financiare-ekonomike qe pritet te thellohet me pasojat e nje krize urie dhe levizje masive emigracioni te pakontrolluar, me ndryshimet drastike dhe efektet katastrofike te klimes ne mbare globin ku studimet flasin dhe per zonen e ballkanit ( Shqiperine ) rreth viteve 2011... jane Problemi yne i se nesermes se afert.

I grupuam ne tre pjese keta faktore porse ne fakt njesia e kohes eshte gjithnje po ajo: e Tashmja.
Ne materialet qe vijojne ju do te gjeni burime informacioni direkt nga ente te akredituara amerikane dhe euripiane por ajo qe ka me shume rendesi eshte interpretimi personal apo social qe ne do tu japim si nje guide per zgjidhjen konkrete te dimensionit qe na takon: sot dhe ketu, se bashku mire!


Fundi&Fillimi
faza omega